Për pelegrinazh në Përmet, 14-vjeçarja shpëton mrekullisht pasi bie në humnerë
Prag tragjedie gjatë pelegrinazhit fetar në Lipe të Përmetit.Një 14-vjeçare që ishte pjesë e pelegrinazhit bashkë me familjarë të saj u rrëzua në një humnere disa metra të thellë.
Vajza e identifikuar si Anamaria Qirici u shpëtua nga besimtarët pjesë e pelegrinazhit, ndërsa ka marrë lëndime në kokë e gjymturë.
"Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. Ankesa kryesore e saj është te pjesa e brinjve. Dëmtime serioze nuk ka" tha mjeku.
"E kishin nxjerrë nga humnera kur shkuam. Ra nga një lartësi të madhe. Ishte koshiente" tregoi infermieri.
Personat e përfshirë në operacionin e dhënies së ndihmës mjekësore e konsiderojnë një mrekulli faktin që vajza shpëtoi me lëndime që nuk i rrezikojnë jetën.
Pelegrinazhi i besimtarëve ortodokse që nderon Shën Konstandinin dhe Shën Elenën zhvillohet pranë një kisheze në një shpellë, ndërsa zona është e thepisur me terren të vështirë.
