Zhang dhe Conte në delir për titullin e Interit
Mbi 30 mijë tifozë zikaltër dolën në “Piazza Duomo” të Milanos duke festuar titullin e 19 të Interit. Një sukses i vështirë që vjen pas 11 vitesh por ndërkohë thyen edhe dominimin e Juventusit.
Nuk kishte si të mos ishte i lumtur numri 1 i klubit zikaltër, Steven Zhang i cili u pa duke festuar nga tarraca e selisë së Interit me tifozët që ishin poshtë.
“Është një moment shumë emocionues, sidomos për të gjithë personat që janë përfshirë në këtë projekt dhe që kane qenë me ne në këë rrugëtim. Faleminderit si fillim tifozëve, aksionerëve, atyre që punojnë cdo ditë për këtë klub dhe tranjerit tonë, Antonio Conte dhe lojtarëve që kanë punuar fort për këtë rezultat. Dua të falenderoj edhe Massimo Morattin, që në keto vite me ka drejtuar me mençuri dhe më ka mbështetur me çdo menyrë, në atë emotive por edhe atë psikologjike, më ka mësuar se çfarë është Interi”, u shpreh i entuziazmuar presidenti Steven Zhang.
Ndërkohë Antonio Conte më në fund u shfaq i qeshur dhe i lumtur para kamerave ku çdo javë jemi mësuar ta shikojmë serioz në punën e tij.
“Jemi shumë të kënaqur për këtë arritje, për vete dhe për tifozët tanë, ndaj do të jemi më të relaksuar këtë fund sezoni. Në aspektin personal ishte një arritje e jashtëzakonshme, pasi pranova të vij te Interi në një moment të komplikuar dhe për më tepër, në rivalin kryesor të Juves. Mendoj se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte edhe pika e kthesës. Aty pati shumë kritika, disa edhe të padrejta, por djemtë ia dolën t’i kthejnë në burim force dhe karikimi për të bërë mirë. Nuk ishte aspak e lehtë”.
I pyetur për të ardhmen, trajneri zikaltër tha se do të ishte e padrejtë të fliste për diçka të tillë në një moment feste ku duhej shijuar nga të gjithë por shtoi se do të ketë momente për t’u ulur dhe për të biseduar me drejtuesit e Interit.
