Barazim dramatik për Liverpool, Klopp rrezikon Championsin
Pas barazimit 1-1 ndaj Leeds United, “the reds” morën të njëjtin rezultat edhe ndaj Newcastle në një sfidë ku shpërdoruam mundësi të pafundme shënimi dhe nuk arritën të mbyllin ndeshjen duke u ndëshkuar në sekondat e fundit.
Për Klopp ky barazim dramatik i ndërlikon shumë punët dhe objektivin për të arritur mes 4 të parëve në Premier League, që do të thotë edhe kualifikim në Champions League, ndërkohë që nga ana tjetër tifozët vijojnë të protestojnë ndaj pronarit amerikan për çështjen e SuperLigës.
Mohamed Salah ishte ai që zhbllokoi sfidën që në minutën e tretë dhe më pas “të kuqtë” vijuan dominimin e sfidës me shumë raste të shpërdoruara. Nga ana tjetër Newcastle u tregua cinik, u mbrojt dhe në fund shënoi në minutën e 5-të shtesë për të marrë 1 pikë të vlefshme për qëndrimin në Premier League e nga ana tjetër ia bën më dramatike situatën Liverpoolit për Championsin.
