Tre muaj nga Olimpiada, Japonia në gjendje të jashtëzakonshme
Japonia po përballet me një rritje të përshpejtuar të infektimeve nga koronavirusi çka ka shtyrë qeverinë të premten të deklarojë sërish gjendjen e jashtëzonshme në Tokyo dhe 3 rajone të tjera të vendit.
Një vendim i tillë ka ngritur menjëherë shqetësime pasi për 3 muaj duhet të nisin Lojërat Olimpike në Tokyo por sipas autoriteteve këto masa nuk do të ndikojnë në organizimin e Olimpiadës.
Tokyo, Kyoto, Osaka dhe Hyogo janë zonat që rikthehet gjendja e jashtëzakonshme pasi numrat e infektimeve kanë një rritje të madhe ditët e fundit ndaj dhe kryeministri Yoshihide Suga tha se qeveria ishte e detyruar të ndërrmerte një masë të tillë që sidoqoftë nuk prek organizimin e Lojërave Olimpike që startojnë më 23 Korrik.
Masat e ndërmarra nga qeveria do të zgjasin të paktën deri më 11 Maj dhe përfshijnë edhe ndalimin e tifozëve në aktivitete sportive por edhe qendrat e mëdha tregtare do të jenë të detyruar të mbyllin dyert.
Pak javë më parë, bëri zhurmë një deklaratë e numrit 2 të partisë në pushtet, ku tha se në rast të përkeqësimit të situatës, Lojërat Olimpike do të anulohen përfundimisht por deri tani nuk ka asnjë sinjal të tillë nga autoritetet japoneze.
