Vllaznia nuk i ndahet kreut. Ndalet Laçi, Bylis fiton me "dhunë"

 

Vllaznia nuk i ndahet kreut. Ndalet Laçi, Bylis fiton me

Vllaznia nuk ndalet në Superiore.

Shkodranët janë skuadra më në formë bashkë me Partizanin dhe po e tregojnë me lojë, rezultate dhe gola. Në përballjen ndaj Skëndërbeut në "Loro Boriçi", djemtë e Brdariç triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj Skënderbeut, ndaj të cilëve do të luajnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ishte Elvi Berisha që kaloi të parët në avantazh miqtë në 25 me penallti por Vllaznia sulmoi pa pushim dhe gjeti barazimin në 27 me Dajan Shehun me kokë pas një korneje.

Në pjesën e dytë ndeshja foli vetëm për Vllazninë që kaloi në epërsi në 52' me Dilaver që devijoi një top të hedhur tokazi në zonë. Deri në fund, pati disa raste shënimi ku Skënderbeu edhe mund te barazonte por gjithçka u mbyll 2-1. Me një sukses të tillë, Vllaznia vijon të ëndrrojë dhe shkon 53 pikë, vendi i parë për momentin.

Ndërkohë Laçi duket se mënjanohet nga lufta për titull pas një barazimi zhgënjyes pa gola në fushën e Kastriotit. Për kurbinasit u rikthye në këtë ndeshje edhe bomberi Nwabueze pas një skualifikimi të gjatë por doli me të kuq në 82, vetëm 7 minuta pasi ishte futur në fushë.

Në Ballsh ndërkohë, Bylisi merr 3 pikë me vlerë për mbijetesën pasi mundi me shumë vështirësi 1-0 Apoloninë e cila me këtë disfatë merr rrugën drejt një kategorie më poshtë. Fitorja erdhi edhe me 10 lojtarë për ballshiotët të cilët gjetën golin vetëm në shtesë me Beji Anthony.