Akuzohet për dhunë ndaj të fejuarës, Uellsi pezullon Ryan Giggs

Ryan Giggs është në telashe. Trajneri aktual i Uellsit dhe ish legjenda e Man. United është akuzuar formalisht nga gjykata për dhunë ndaj ish të dashurës së tij, Kate Greville dhe një vajze 20-vjeçare e cila është motra e Kate.
Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor të 2020 ku pas një debati të fortë në shtëpinë e tij në Salford, dyshohet se ka goditur të fejuarën ndërsa ka patur edhe një sjellje të dhunshme ndaj motrës së të dashurës. Sipas policisë që pati shkuar në vendngjarje afër mesnatës, e fejuara e Giggs është gjetur me dëmtime të vogla në banesë. Përmes një komunikate, 47-vjeçari deklaroi se kërkon të pastrojë imazhin e tij dhe se nuk i pranon akuzat për dhunë duke kërkuar të shpallet i pafajshmën.

Ndërkohë një situate e tillë konsiderohet si thyerje e principeve të kombëtares ë Uellsit ku me një njoftim, Federata bëri të ditur se në Kampionatin Europian, nuk do të jetë Giggs në krye të skuadrës por asistenti i tij, Robert Page.

Giggs drejton Uellsin që nga janari i 2018 dhe I udhëhoqi lojtarët drejt kualifikimit në Europian i cili do të zhvillohet në Qershor por tanimë jo me ish lojtarin e Man. United në stol.