Edinson Cavani bën gati valixhet, ikën nga Man. United
Edinson Cavani po shënon gola të rëndësishëm për Man. United këtë sezon, që është edhe i pari për të në radhët e "Djajve të Kuq" ku erdhi me parametër zero nga PSG. Drejtuesit e në veçanti trajneri Solskjaer duan me çdo kusht ta mbajnë edhe një vit bomberin uruguaian por ky i fundit në një diskutim të fundit me ta ua ka bërë të qartë se do të largohet këtë verë.
Cavani mësohet se ka zgjedhur edhe destinacionin e radhës që do të jetë Boca Juniors, një ekip i lavdishëm për të cilin prej kohësh ka dhënë pëlqimin për t'u transferuar dhe një arsye tjetër e fortë është edhe për t'i qëndruar afër familjes.
Lëvizja e Cavanit nuk bëhet për para pasi 11 mln Euro në vit nuk mund t'i marrë kurrë në asnjë ekip tjetër jashtë Europe por familja e kërkon prapë dhe mundësisht në një klub prestigjoz dhe Boca Juniors identifikohet saktësisht në atë që do uruguaiani.
Ndërkohë Solskjaer duke folur për zërat rreth Cavanit tha se ka biseduar me sulmuesin i cili ende nuk është i sigurtë për atë që do të bëjë vitin tjetër. Sipas trajnerit anglez, një lojtar si Cavani i duhet me çdo kusht ekipit por për fatin e keq lojtari ka vendosur të ndryshojë ambient.
Këtë sezon në 31 ndeshje në total, sulmuesi uruguaian ka shënuar 10 gola e ka dhënë 2 asiste pa llogaritur vështirësitë e fillimit ku nga covidi dhe dëmtimet nuk arriti të integrohej menjëherë në skuadër.
