Brdariç: Çdo ndeshje si finale, vetëm 3 pikë me Skënderbeun
Vllaznia do të jetë në një tjetër provë të rëndësishme në “Loro Boriçi” për javën e 29-të të Kategorisë Superiore ku do të presë Skënderbeun që po lufton për mbijetesë. Në vigjilje të takimit, trajneri Brdariç foli para mediave ku theksoi rëndësinë e marrjes së 3 pikëve për të mbajtur shpresat për kreun.
“Sigurisht që çdokush që do të fitojë, futet në fushë të marrë pikë. Ne do mundohemi të mos i lëmë asnjë hapësirë, as më të voglën që ata të kenë mundësinë të fitojnë apo të marrin një pikë në Shkodër. Jemi seriozë dhe të vendosur për t’ia dalë me sukses në këtë ndeshje. Sigurisht nuk shohim as majtas, as djathtas, shohim vetëm përpara, shohim rezultatet tona dhe luajmë për vete, për tifozët dhe klubin. Edhe klubi është i kënaqur me rezultatet tona”.
Trajneri i klubit shkodran largon çdo dyshim se mund të ketë një kompromis për ndeshjen dhe se kërkon fokusim maksimal te ndeshja me korçarëve dhe askund tjetër. Gjithashtu ai pranoi se ka problemin e zgjedhjes sepse ka shumë alternative dhe të gjithë janë gati.
“E rëndësishme është që kemi më shumë se 11 lojtar, për mua është pak e vështirë të vendos se kush do të luajë. Të gjithë po luajnë mirë. Kushdo që do të jetë pjesë e formacionit do të duhet të japë maksimumin. Kompromis? Sigurisht që ka një marrëveshje, që është për nesër dhe ne do të marrim tre pikët dhe kaq. Po vjen fundi i sezonit dhe jemi të përqendruar në maksimum. Do mundohemi t’u japim sa më pak shanse ekipeve kundërshtare që të na marrin pikë. Jemi të stabilizuar në mbrojtje, kemi marrë pikë të rëndësishme dhe është rritur morali i skuadrës. Çdo gol është shumë i rëndësishëm për ne”, përundoi në konferencën për shtyp trajneri gjerman i Vllaznisë.
