Super Kumbulla, rikthehet para kohe nga dëmtimi
Duhet ta quajmë “Iron Kumbulla” ose Super Kumbulla. Eshtë ky epiteti që i shkon për shtat mbrojtësit shqiptar i cili u dëmtua me Shqipërinë në ndeshjen e 25 Marsit ndaj Andorras dhe me parashikimin e mjekëve lojtari kishte humbur sezonin aktual
Në fakt në stërvitjen e sotme të Romës u shfaq edhe mbrojtësi i talentuar shqiptar i cili është rikuperuar më shpejt seç pritej nga dëmtimi dhe jo vetëm që nuk mbyll para kohe sezonin por ai mund të bëjë një rikthim spektakolar në fushë në Europa League ndaj Man. United të Enjten që vjen.
21-vjeçari mori pjesë rregullisht në séancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit madje luajti edhe në mini-ndeshjen mes tyre të organizuar nga trajneri Fonseca.
Ky është një lajm shumë i mire për Romën që kishte mungesa të mëdha por edhe një lajm I shkëlqyer për Shqipërinë që në Qershor luan dy miqësore më 5 Qershor ndaj Uellsit dhe më 8 Qershor ndaj Republikës Çeke.
