Everton zhyt në krizë Arsenalin, fiton 1-0 në Emirates

Prej 5 javësh i mungonin 3 pikë Carlo Ancelottit dhe mes shumë mundimesh arrin të rigjej fitoren në mënyrën më të mire. Everton triumfoi 1-0 ndaj Arsenalit në “Emirates”, ku jashtë stadiumit tifozët e topçinjve po protestonin kundër pronarit Kroenke dhe kjo disfatë mund ta përkeqësojë edhe më shumë situatën.
Ishe një ndeshje e ekuilibruar dhe e kujdesshme nga të dyja skuadrat të cilat krijuan me pikatore ndërsa fati i ndeshjes u vendos nga një gafë e Bernd Leno të cilit i iku nga duart një gjuajtje shumë e thjeshtë nga Richarlison në 76’.
Një fitore tepër e rëndësishme për Everton që praktikisht rifutet në lojë për një vend në Champions pasi ngjitet në kuotën e 52 pikëve, vetëm 3 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Chelsea. Për Arsenal, e vetmja shpresë mbetet Europa League ku një fitore e trofeut e çon direkt në fazën e grupeve të Championsit vitin e ardhshëm.