Video/ Vetëm karton të verdhë për këtë ndërhyrje “kriminale”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2021, 13:27
Në futbollin latin u luajtën ndeshjet e 1/8 të Champions League për zonën Concacaf teksa në sfidën Club Amerika-Olimpia ndodhi një episod brutal që bëri xhiron e botës.
Në Minutën e 57 të ndeshjes lojtari i ekipit meksikan, Antonio de Jesus Lopez pësoi një dëmtim horror të këmbës së djathtë teksa rivali Arboleda pothuajse ja këputi në një ndërhyrje shumë të rëndë. Ajo që bëri më shumë zhurmë, krahas dëmtimit të rëndë është ndëshkimi me vetëm karton të verdhë për lojtarin e ekipit honduren.
Pamjet flasin qartë për një ndërhyrje “kriminale” dhe për arbitrin nga Kosta Rika, Henry Bejarano nuk duhej të kishte lëkundje por direkt karton të kuq që në fakt nuk ndodhi dhe për diçka të tillë u masakrua nga shtypi meksikan pas ndeshjes që u mbyll 0-1 për miqtë.
