Atletico Madrid bën liderin, ruan i vetëm kryesimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2021, 22:08
Një Atletico dominues në “Wanda Metropolitano” dominoi 2-0 Huescan çka i jep timonin e La Ligas skuadrës së Diego Simeones.
Për “los colchoneros” është fitorja e dytë radhazi, tepër bindëse me një Marcos Llorente lider tashmë, me dy asiste për Correan dhe Carrascon të cilët konkretizuan rastet e dhëna.
Me nga një gol për çdo pjesë, Atletico triumfoi pastër dhe tani e shikon veten lider të shkëputur +3 nga Real Madrid në një luftë tepër të egër për titull.
Kujtojmë që janë 4 ekipe në luftë për titull në një diferencë të vogël pikësh me Atletico Madrid në krye me 73 pikë, Real Madrid 70, Sevilla 67 dhe Barcelona 65 por me ndeshjen që luan sonte mund të ngjiitet më lart.
