135 mijë tifozë në garën legjendare të Indianapolis
Çmimi i madh i Monacos, 24 orët e Le Mans dhe 500 miljet e Indianapolis janë tre garat më të famshme në botë dhe si të tilla kanë një shikueshmëri të jashtëzakonshme.
Mësohet se gara e Indycar në Indianapolis këtë vit do të ketë jo pak por 135 mijë tifozë në shkallët e cirkuitit gjigant që për të thënë të drejtë me kaq tifozë mbush vetëm 40% të impiantit pasi maksimumin e saj e ka me 350 mijë tifozë.
Organizatorët dhanë lajmin e mirë për tifozët se do të lejohen të shikojnë garën e çmendur, e para e Serisë Indycar këtë vit më 30 Maj por gjithsesi do të ketë disa kushte për ta.
Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme e gjithashtu distancimi me grupet e tifozëve të grumbulluar teksa nuk do të jetë e lejueshme kalimi nga një pjesë e impianit në një tjetër dhe për fatin e keq të tifozëve nuk do të ketë asnjë koncert apo aktivitet festiv.
Gjithsesi lejimi i 135 mijë tifozëve në një aktivitet të tillë e bën garën e Indianapolis eventin sportiv më të ndjekur nga tifozët në botë që pas fillimit të pandemisë dhe kjo vjen falë një fushate shumë agresive të vaksinimit të udhëhequr nga administrate e presidentit Biden.
