Atalantës i ikën vendi i dytë, vetëm 1-1 me Romën
Pas pesë fitoreve radhazi në Serinë A, Atalanta ngadalëson hapin dhe ecurinë pozitive duke u larguar me vetëm 1 pikë nga “Olimpico”. Ndaj Romës, zikaltërve u ikën një fitore që dukej e garantuar teksa sfida përfundoi në barazim 1-1 ku pati jo pak tension dhe kartona të kuq (nga një për kokë për skuadër).
Pas disa rasteve të shkëlqyera të cilat i çoi dëm në minutat e para, Atalanta zhbllokoi shifrat në minutën 26-të me ukrainasin Ruslan Malinovsky pas asistit perfekt që mori nga gjermani Robin Gosens.
Fraksioni i dytë i lojës foli sërish për Atalantën që krijoi një mori rastesh por Muriel nuk ishte aspak në ditën e tij, madje në një rast e dërgoi topin jashtë me portën e boshatisur.
Në minutën e 69’ ndryshoi gjithçka kur Gosens mori kartonin e dytë të verdhë dhe la zikaltërit me 10 lojtarë çka shtyu Romën të rriste presionin dhe në 75’ me një gjuajtje të Cistantes barazoi gjithçka.
Roma pati edhe raste për ta kthyer në 2-1 por sfida u mbyll 1-1 me Atalantën që shkon në vendin e tretë me pike të barabarta me Juven, 65 ndërsa humbi mundësinë për të shkuar e dyta në tabelë.
