Bilbao “ndëshkohet”, nuk do të presë Euro 2020
Në pritje të Komitetit Ekzeutiv të UEFA-s, që do të mbahet të premten, janë zbuluar nga mediat disa vendime paraprake lidhur me Kampionatin Europian që do të nisë në Qershor. Mësohet se UEFA do të lërë Bilbaon jashtë hartës së EURO 2020 pas vendimit të autoriteteve lokale atje për të mos lejuar tifozë në stadium për një event të tillë.
Ceferin e kishte bërë të qartë se një kompeticion i tillë nuk mund të zhvillohet pa tifozë në stadium ndaj dhe qyteti spanjoll pritet të largohet nga lista e qyteteve organizatore. Në “San Mames” ishte programuar të luheshin ndeshjet e Grupit E ku ndodhet edhe Spanja bashkë me një takim çerekinal por autoritetet baske ishin kategorike në mos lejimin e tifozëve në kushtet e pandemisë madje kërkuan edhe vaksinimin mbi 70 % të qytetarëve që të zbatohej kërkesa e vendosur nga UEFA.
Tashmë pritet më kërshëri se kush do ta zëvendësojë Bilbaon në Euro 2020, një tjetër qytet spanjoll që do të lejojë tifozët, ndoshta Sevilla apo do të zhvendoset në një pjesë tjetër të Europës, me shumë gjasa në Angli. Një vendim i tillë sipas shtypit spanjoll do të çonte në një betejë ligjore palët por UEFA në këtë drejtim e kishte kërkuar me kohë që kusht janë domosdoshmërit tifozët në impiante.
UEFA dhe Ceferin mirëpresin “rebelët” e SuperLigës
21 Prill, 13:47

