Ceferin: SuperLiga nuk ekzistoi, Perez do një kukull në krye të UEFA-s

Alexander Ceferin nuk ndalet dhe godet sërish organizatorët e SuperLigës dhe një një intervistë të fundit la të kuptohej se gjithçka nisi nga Agnelli dhe Florentino Perez. Me këtë të fundit, e pranon se nuk kane raporte të mira dhe se i shikojnë gjërat ndryshe.

“Florentino nuk më do në këtë rol, unë e di mirë atë. Por për mua kjo është një nxitje që më shtyn edhe më shumë të qëndroj. Ai nuk më dëshiron mua sepse ai dëshiron një president i cili do ta dëgjojë, do ta mbështesë atë, t'i bindet atij dhe të bëj atë që do ai. Këto gjëra unë nuk mund t'i bëj, unë përpiqem të bëj atë që mendoj se është e mirë për futbollin evropian dhe botëror. Sa për tradhtinë nga Agnelli, ndoshta kam qenë naiv, por gjithmonë them se është më mirë të jesh naiv sesa një gënjeshtar. Unë jam naiv. Nuk mendoj se eshtë një cështje personale apo private me Agnellin sepse unë gjërat i kam publike.

Numri 1 i UEFA-s, deklaron me siguri dhe krenari se projekti i ri nuk ka ekzistuar asnjëherë duke i sfiduar hapur.

"Sipas mendimit tim, Superliga nuk ka ekzistuar kurrë. Ishte një përpjekje për të krijuar një ligë fantazmë nga njerëz të pasur, e cila nuk do të ndiqte asnjë sistem, nuk do të ndiqte piramidën e futbollit në Evropë, traditat, kulturën, historinë. Unë u thashë delegatëve të mi në kongres, të cilët kishin ardhur një ditë më parë dhe ishin të shqetësuar për atë që do të ndodhte me futbollin: Më jepni 24 orë dhe kjo Ligë do të pushojë së ekzistuari".


Ceferin shpjegon edhe pse dështoi projekti i 12 klubeve të rëndësishme të Europës dhe një arsye e fortë sipas tij ishte reagimi i madh i tifozëve.

“Pasi krijuan SuperLigën, në mëngjes ne kishim Komitetin Ekzekutiv ku miratuam të gjitha ndryshimet. Pas kësaj, pati një përgjigje të menjëhershme nga zyra e Kryeministrit Johnson të Mbretërisë së Bashkuar, dhe shumë shpejt nga Presidenti Macron i Francës. Kontributi më i madh, natyrisht, ishte nga tifozët, të cilët organizuan një revolucion të vërtetë dhe nuk pranuan të përbuzeshin, të injorohen dhe të mendojnë se ato mund të blihen ", përfundoi kreu i qeverisë europiane të futbollit.