Perez heq dorë nga Mbappe e Haaland: Pa Superligën e pamundur

Florentino Perez sigurisht që është një nga njerëzit që ideoi dhe insiston për krijimin e SuperLigës edhe pse ky projekt dështoi pa nisur mire.

Gjithashtu presidenti i Real Madrid bëri një figurë jo dhe aq të mire me deklaratat për SuperLigën dhe paratë që do të ndaheshin teksa tani që gjithçka sfumoi, Perez zbulon pasojat.

“Pa SuperLigën, lojtarë si Mbappe dhe Haaland nuk do të vijnë. Në këtë situatë pandemike, kjo nuk do të ndodhë, as për Realin dhe as për ndonjë klub tjetër. Nuk do të ndodhë, më besoni. SuperLiga do të kompensonte humbjet ekonomike të këtij viti dhe të gjithë ne kishim nevojë për rritjen e të ardhurave. Nëse Mbappe nuk vjen këtë verë, askush nuk do të qëllojë veten, nuk mund të bëjmë asgjë. Njerëzit e dinë se si jam, çfarë bëj, dhe nëse gjërat nuk ndodhin, kjo është për shkak se është e pamundur”.

 

Ndërkohë numri 1 i “Los Blancos” nuk e quan të humbur ende betejën për SuperLigën madje shkon deri aty sa kërkon penalitet për klubet nëse tërhiqen

“SuperLiga nuk ka vdekur, thonë që Juventus e Milan janë larguar por nuk është ashtu. Edhe klubet angleze janë akoma aty, ashtu si Barcelona. Jemi të gjithë ende në projekt sepse për t’u larguar duhet të paguajmë një penalitet. Nuk duam t’I futemi rrugës së betejave ligjore sepse është nënshkruar një marrëveshje mes 12 klubeve por ishte një klub anglez që nuk ishte shumë e bindur dhe duket se infektoi edhe ekipet e tjera të cilët u trembën. Askush nuk e priste këtë agresivitet ndaj projektit që tani ëshë thjesht në “stand-by” dhe që ndoshta u ilustrua në mënyrë të gabuar”, deklaroi Perez ku sipas fjalëve të tij bëhet fjalë për Man. City, ekipi që pati dyshime dhe ndikoi te skuadrat e tjera që të tërhiqen.