Ministria e Mbrojtjes: Shkarkimi i 3 gjeneralëve sipas ligjit
Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë akuzat e 3 gjeneralëve se dekretet për shkarkimin e tyre nuk janë konform ligjit.Në një reagim të saj, Ministria e mbrojtjes thekson se për lirimin e 3 gjeneralëve është zbatuar kuadri ligjor qoftë nga ministria e mbrojtjes ashtu dhe nga presidenca.Sipas MM-së ata janë njoftuar personalisht nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, përpara se lajmi të bëhej publik në media, kështu që pretendimi i tyre se nuk janë njoftuar nuk qëndron."Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë në lidhje me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve dhe me pretendimin e tyre mungesë referencë ligjore se kjo nuk qëndron. Për lirimin e tyre është zbatuar kuadri ligjor qoftë nga ministria e mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i presidencës. Lidhur me pretendimet e 3 gjeneralëve për heshtje nuk qëndron sepse është ka komunikuar me secilin nga gjeneralët për të shmangur njoftimin më parë nga mediat sic ka ndodhur në raste të caktuara. Propozuam edhe ceremoni për largimin e tyre por kjo u refuzua nga 3 gjeneralët ” theksoi Ministria e mbrojtjes.Më tej, Ministria e Mbrojtjes thekson se respekti për shtetin ligjor detyron çdokënd të zbatojë ligjet në çdo rast.