Tiranë, tentoi të vidhte makinën e Klodiana Shalës, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga njësia elitë "Shqiponja" në kryeqytet teksa po tentonte të vidhte makinën e sportistes Klodiana Shala.Bledar Kotorri nga Kombinati u arrestua mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugës "Riza Cerova"  në tentavivë për të grabitur makinën e parkuar të sportistes Shala.Ndërkohë, rreth orës 02:00 tëmëngjesit, pranë "Stacionit të trenit" është arrestuar Jetmir Halilaj pasi është kapur me një pistoletë pa leje me 15 fishekë.Sipas policisë arma u gjet në automjetin e Halilajt, tip fuoristradë gjatë kontrollit të ushtruar nga njësia elitë “Shqiponja”.