Arvizu në Twitter: Votoni të bëheni pjesë e demokracisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2013, 12:03
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka bërë apel sot për pjesëmarrje në zgjedhje.Në një postim në rrjetin social “Twitter” se tashmë Shqipëria ka hyrë në sezonin e zgjedhjeve dhe shqiptarët do të votojnë për të qënë pjesë e demokracisë.“Sezon zgjedhjesh këtu. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Për të qënë pjesë e demokracisë” shkruan ambasadori Arvizu.Kur kanë mbetur edhe 23 ditë nga momenti, kur shqiptarët do t`u drejtohen kutive të votimit pritet që apeli i ndërkombëtarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 qershorit të rritet në ditët në vijim.