Elhaida Dani fiton "The Voice of Italy", Berisha: Triumf i madh. Rama:Rrezatoi forcën e kombit

Pas triumfit të madh të Elhaida Danit në  "The Voice of Italy" dy liderët kryesorë të politikës shqiptare kanë përgëzuar këngëtaren shkodrane për fitoren e madhe.Kryeministri Berisha ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se suksesi i Elhaidas në Itali është spektakolar.“Të dashur miq, këngëtarja e talentuar Elhaida Dani arriti sonte një sukses të shkëlqyer. Këngëtarja shkodrane ngadhnjeu, zuri vendin e parë në "Voice of Italy", konkursin e talenteve më të mira të Italisë. Le të urojmë sonte përzemërsisht të gjithe sëbashku Elhaidën për suksesin e saj spektakolar. Urimet më të mira Elhaida për suksesin e madh e të rrallë!” ka shkruar menjëherë pas spektaklit kryeministri në Facebook.Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama ka shkruar në "Twitter" se Elhaida shfaqi forcën dhe telentin e një kombi.“Elhaida Dani një yll që shkëlqen mrekullisht duke rrezatuar forcën e talentit të një kombi. Urime me shpirt dhe faleminderit me mirënjohje” ka shkruar Rama.Edhe ambasada amerikane në Tiranë përmes faqes së saj në Facebook ka uruar Elhaidën për fitoren.“URIME për Elhaida Dani, e cila mbrëmë fitoi The Voice of Italy! Zë i mrekullueshëm, interpretim i mrekullueshëm, artiste e mrekullueshme! Po ju, e patë spektaklin mbrëmë? Çfarë mendoni për Elhaidën?” është shkruar në faqen zyrtare të Facebook të ambasadës.