Meta bashëbisedim me studentët: Duhet integrim i suksesshëm ekonomik
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët të cilëve u ka prezantuar programin ekonomik të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Në fjalën e tij, Meta theksoi se situata ekonomike bazuar edhe në raportet e fundit të Bankës Evropiane për Zhvillim duhet të jetë këmbanë alarmi.“Ne jemi në një moment tepër kritik, por me një angazhim të përgjegjshëm dhe tepër efektiv të politikave ekonomike, shumë shpejt mund t’i kthehemi rritjes ekonomike dhe të shënojmë një progres të dukshëm”, tha Meta.Sipas tij, integrimi evropian është plan konkret, por përveçse institucional ai duhet të jenë pikësëpari integrim i suksesshëm ekonomik.Gjithashtu Meta u shpreh se dy pikat kyçe të programit të LSI-së është punësimi dhe arsimi.Sipas Metës punësimi duhet realizuar në një kohë sa më të shkurtër dhe duke vendosur themele afatgjata.Sa i përket arsimit, kreu i LSI-së Meta theksoi se një defekt mbetet arsimi i mesëm profesional duke shtuar se ndihet një mangësi të profesioneve të ndryshme si në shoqëri ashtu edhe nga sipërmarrësit të cilët i marrin specialistët nga jashtë.Më pas, Meta u dal dhe te bujqësia, ku sipas tij duhet bërë një revolucion agrar në mënyrë që të rritet ekonomia e vendit dhe të synohet ulja e importeve dhe rritja e eksporteve.