Gjin Gjoni zgjidhet anëtari më i ri i KLD-së

Gjatë punimeve të konferencës gjyqësore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së, kryetari i gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u shpreh se një këmbanë alarmi ka filluar të bjerë për sitemin e drejtësisë.Sipas tij ankesat e qytetarëve ndaj Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut janë rritur ndjeshëm. Zaganjori kërkoi nga gjyqtarët angazhim serioz dhe profesional për të respektuar standardet e gjykimit.Ndërsa pas votimit për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së, Gjin Gjoni, është zgjedhur me 226 vota kundrejt 108 të Gert Shalës. Gjoni në prezantimin e tij u shpreh se do të jetë garant i Kushtetutës në qeverinë e drejtësisë shqiptare.Gjoni u zgjodh pas vendit vakant të lënë nga Arben Broci, i cili u zgjodh anëtar në Gjykatën e Lartë.