Rama: Do zgjidhim çështjen e legalizimeve në vend, do e ndjekë vetë procesin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi sërish përfundimin e çështjes së legalizimeve me ardhjen e socialistëve në pushtet.Në një bashkëbisedim me banorët e Fushës së Aviacionit në Tiranë, kryesocialisti Rama theksoi se legalizimet do të jenë një kapital ekonomik për vendin."Çështja e legalizimive është një çështje kyçe në jetën e qyteteve të mëdha dhe në të gjitha zonat e Tiranës. Dhe kjo nuk është vetëm çështja e marrjes në dorë të një letre pasi unë besoj se është një çështje e lidhur me ekonominë tonë kombëtare. Si ka mundësi që nga njëra anë të ndërtosh shtëpi dhe nga ana tjetër të mos kesh bukë? Kjo pasi të ardhurat e akumuluara nga kursimet janë hedhur tek ajo shtëpi mirëpo shtëpia nuk është vetëm strehë por edhe kapital dhe sot ky kapital është i vdekur ndërkohë që legalizimi që këtë proces e bën aktiv pasi duke legalizuar shtëpinë dhe duke e kthyer në titull pronësie jo siç janë ato letra që ka dhënë Saliu, legalizimi e vë në lëvizje kapitalin që është shtëpia pasi shkon në bankë dhe kërkon kredi për të hapur një biznes apo të mbjellë drurë frutore dhe të marrë të ardhura. Kështu dilet nga varfëria dhe papunësia del nga qorrsikaku nga fakti që ky kapital që e mban të vdekur. Por ky është edhe kapital kombëtar pasi duke i vënë ato në lëvizje ato kthehen në të ardhura për shtetin” tha Rama.Rama premtoi se do ta ndjekë personalisht cështjen e legalizimeve dhe nuk do ta lërë në dorën e ALUIZNI-t."Unë flas për hipoteka, jo letra si tapitë e Shabanit. Rama theksoi se hipotekimi i shtëpive do të jetë një kapital i madh, që do kthehet në përfitim për banorët dhe miliarda, që do të zhvillojnë ekonominë. Ndaj për ne ndryshe nga ata, çështja e legalizimit lidhet me tërë rilindjen ekonomike dhe unë këtë proces do ta ndjek personalisht e nuk do ta le punën tek ALUIZN-i apo çfarëdo strukture, që do ndërtohet. Kam qënë i pari funksionar publik që kam artikuluar fjalën legalizim publik në vitin 2000, kur u zgjodha kryetar dhe ai ligji u bë çorap sepses a herë ka zgjedhje, fut duart Saliu. Dhe tani në fushatë çojnë ca personazhe që të bëjnë matje dhe përfundon me një copë letër në dorë e përfundon në fushatën tjetër kur ai vjen prapë me metër; kur do thotë e pati fajin Shabani dhe tani do vëmë Hysën. Ne nuk tregojmë përralla. Për ato kemi gjyshin me antiplumb, dëgjojeni gjyshin që thotë se jemi të dytët pas Gjermanisë dhe jeni të lumtur. Madje do nxjerrim edhe Valbonën në Champions League, përballë me Bajernin", tha Rama.Rama për punësimin e të rinjveKreu i PS-së e ka cilësuar punësimin e të rinjve si plagën më të madhe në vend. I pyetur se çfarë do të bëjë PS-ja për punësimin e të rinjve, kryesocialisti Rama tha se të rinjtë do kenë dy rrugë universitet ose zanat."Punësimi i të rinjve është plaga më e madhe, sepse është njësoj me piramidat e Sudes, kur njerëzit duke ndenjur në shtëpi, prisnin paratë. Sot kemi shumë të diplomuar, por zanate asnjë, se janë të gjithë me universitet dhe ëndërrojnë të bëhen kamarierë. Futuni në kafene dhe i keni tërë kamarierët me master. Sepse ka ndodhur nëj deformim i madh i marrëdhënieve ndërmjet shkollës dhe punës. Të rinjve ne do t’u japim dy rrugë: universitet ose zanat. Me zanatin mëson si të fitosh lekë nëpërmjet punës, kurse kështu të tërë pa punë e me lloto duke i gjëmuar pas Messit, se ndryshe nuk bëhen, nuk dalin lekët. Kurse, përsa I përket atyre që e kanë përfunduar universitetin, sigurisht që ka disa rrugë duke u dhënë mundësi më të aftëve që të punësohen në sektorin publik, biznesit që të punësojë, por dëmi i madh është bërë, dëmi kolosal" tha Rama.