Maturantët zhvillojnë testin e Gjuhë-Letërsisë

Maturantët në të gjithë vendin kanë dhënë  provimin e gjuhë-letërsisë.Testi ka pasur 25 pyetje dhe provimi ka zgjatur rreth 2 orë e gjysëm.Në përfundim të testit maturantët janë shprehur se pyetjet  ishin të nivelit mesatar dhe nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit të mësuar në shkolla.Këtë vit e veçanta gjatë zhvillimit të provimeve ka qenë vendosja e bllokuesve të valëve për të mos lejuar kopjimin prej maturantëve.Rezultatet e provimit të Gjuhë Letërsisë pritet që të dalin pas 15 ditësh dhe vlerësimet do të realizohen në 6 qendra  të posacme në të gjithë vendin.Ky është provimi i parë i maturës 2013 ndërkohë që provimi i dytë do të jetë a ii matematikës i cili pritet të zhvillohet në 14 qershor.