Greqi, gjykata shtyn për në 7 qershor vendimin për ekstradimin e Arben Frrokut

Gjykata e lartë greke ka shtyrë për në 7 qershor vendimin për ekstradimin ose jo të Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.Avokati grek është shprehur se çështja ndaj Arben Frrokut është politike dhe se ai nuk duhet të ekstradohet, por  duhet të lihet i lirë."Arben Frroku duhet të lihet i lirë dhe më pas të përballetme drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj tij është politike, pasi ai është kandidat për deputet të qarkun e Shkodrës” është shprehur avokati.Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e Frrokut, pasi dyshon se është autor i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e “Vasil Shantos”, ku kryekomisar Lamaj, që për një kohë të gjatë ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr.6 në Tiranë, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku.Frroku u arrestua pa kaluar as 24 orë nga krimi i rëndë, në një hotel në Selanik të Greqisë. Frroku nuk e ka pranuar akuzën e rëndë.