Ambasadori grek:Tre ligjet, pjesë e detyrimeve të tjera të integrimit
Ambasadori grek Leonidha Rokanas është shprehur se miratimi i ligjeve është vetëm një pjesë e detyrimeve që duhet të përmbushë Shqipëria për integrimin.Nga qyteti i Korçës ku ka mbajtur një leksion në universitet, ambasadori Rokanas theksoi se vendi ynë duhet të plotësojë të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian.“Miratimi i 3 ligjeve ështe pjesë e detyrimeve por ka dhe detyrime të tjera që duhet të plotësojë Shqipëria. Komisioneri Fyle ka kërkuar disa herë plotësimin e kritereve. 3 ligjet s’janë gjëja e vetme që duhet të bëni por duhet të përmbushni 12 rekomandimet e kërkuara nga Bashkimi Europian” tha ambasadori.Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje 3 ligjet e ashtëquajtura si ligjet e integrimit. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat dhe miratuan ligjin për Gjykatën e Lartë, ligjin për nënpunësin civil, si edhe për reformën parlamentare.