Dita botërore anti-duhan, Shuperka: Të ngrihen klinika për trajtimin e duhanpirësve
39% e popullatës është duhanpirëse në vend dhe në statistika po kaq shqetësuese është numri i të prekurve nga sëmundjet kancerogjene që i atribohen pirjes së duhanit. E nëse dikur konsiderohej vetëm si kuriozitet e më pas ves i meshkujve, sot shohim se femrat janë gjithashtu duhanpirëse të rregullta dhe statistikat tregojnë se 30-40% e tyre pinë duhan.Që nga viti 2007 kur është kaluar ligji anti-duhan në Parlament e deri më sot, ka patur aksione të ngritura anti-duhan dhe ministra të cilët kanë shprehur përgjegjësinë publike për të frenuar duhanpirjen, por asnjë nga palët nuk kanë patur vullnetin për ta fituar luftën me duhanpirësit. Duhan tashmë pihet kudo në bare, në institucione, e deri në korridoret apo tualetet e shkollave.Koordinatori Kombëtar i strategjisë anti-duhan Roland Shuperka tha se po me kaq shqetësim shihet fakti se duhanpirësit e parë sot janë nën 10 vjeç.Organizata Botërore e Shëndetësisë në 31 maj në ditën ndërkombëtare kundër duhanit kërkon nga shtetet anëtare që të ndalohen reklamat e industrive të duhanit, të mos ketë promovim dhe sponsorizim të tyre.Shuperka në përvojën e kruesuesit të mjaft task forcave anti-duhan të ngritur në vend, thotë se situatën mund ta ndryshoj vetëm një stategji e ngritur nga vetë kryeministri, si dhe duke ngritur klinika të tëra për trajtimin e duhanpirësve. Një nga format sensibilizuese për të shmangur duhanpirjen është edhe imazhet të pasojave që lë duhani në vendosur në paketa.Sëmundjet kancerogjene janë pasoja e parë e duhanprijes por gjithashtu ulja në 5 vjet e menopauzës tek femrat dhe impotencës tek meshkujt i atribuhohen sërisht duhanit.OBSH publikon se 6 milion njerëz vdesin çdo vit nga duhani, 600.000 persona vuajnë pasojat e tymit dhe ndotjes për shkak se frekuentojnë ambjente ku pihet duhan ndërsa 63% e sëmundjeve vijnë po nga duhanpirja.