Berisha për akuzat e Doshit: Shpifje të radhës nga deputeti pa dëftesë 8-vjeçareje

Djali i Kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha, reagon lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi në drejtim të tij. Në një deklaratë për mediat, Berisha hedh akuza mbi Kryesocialistin Rama dhe kontigjentit të tij të krimit që sipas tij e shoqëronin, ndërsa i cilëson deklarat e tyre si shpifje qe kane marre jo nje, por disa here pergjigjen e drejtesise."Sot shqiptaret pane fytyren pa maske te Edi Rames dhe nivelin ku ka degraduar skenari i rilindjes.Rama me plaformen e tij akuzo, shpif e moho, buzeqeshte sot ne Shkoder teksa perdorte nje kontigjent krimi si dajre per shpifjet e radhes. Ai riperseriti ne Shkoder shpifje qe kane marre jo nje, por disa here pergjigjen e drejtesise. Te njejtin fat do te kene edhe keto akuza te ambalazhuara nga Rama dhe te mbllacitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, qe Shkodra dhe e gjithe Shqiperia e njohin si deputeti qe ka diplome universiteti por i mungon ajo e shkolles tete vjecare.Shpifjeve pa pike e presje, nuk i vune dot shenje pikesimi, as buzeqeshjet e Rames, i cili ndihet keq dhe humb kontrollin mes studenteve dhe diplomateve, por e gjen veten ngrohte dhe te permbushur ne shoqerine e dosheve. Shqiptaret kuptuan sot cila eshte rilindja e Edi Rames. Nje rilindje qe per orator ka Doshet, Kokedhimet dhe skenarist Edi Boshin” shprehet Shkëlzen Berisha.Duke ja lene perballjen me shpifjet drejtesise, Berisha fton Kryesocialistin të bëjë transparencën mbi pasuritë në emër të bashkëshortes së tij, mes tyre dhe pallati 5 katësh.“Ftoj Mr 20% - qindeshin qe se bashku me premtimin per t'i falur gjobat bizneseve te Koçove dhe Dosheve, te mbaje premtimin per t'i shpjeguar opinionit se me cfare parash eshte ndertuar pallati 5 katesh i gruas se tij ne sheshin mes pallateve ,apartamentet e shumta ne emer te saj, si dhe sarajet e tij qindra mijera euro ne malin e Dajtit. Ju jeni politikani i vetem ne 20 vite qe garoni, duke pasur ne shpine, pallat dhe vile qe kane kushtuar se paku 2 milion euro e per te cilat jovetem nuk eshte paguar asnje takse por mbi te gjitha u mungon burimi” përfundon ai.Më herët kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Oblikës lëshoi një serë akuzash në drejtim të kryeministrit Berisha.“E dini kush është Sali Berisha? Eshtë hajduti më i madh që ka Shqipëria. Ky hajdut ka futur fëmijët e vet sekserë. Te Shkëlzeni është bërë si me kenë zyra e punës, zyra e tenderave”,- deklaroi Doshi.