Durrës, nëna hidhet nga kati i katërt me vajzën 6-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Një nënë  është hedhur nga kati i katërt i një pallati së bashku me fëmijën e saj 6-vjeç.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në qytetin bregdetar ku një 34-vjeçarja me inicialet E.P është hedhur së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare.Menjëherë gruaja dhe fëmija e saj është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se gjëndja e vajzës është jashtë rrezikut për jetën ndërsa nëna po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.Nuk dihen shkaqet të cilat e kanë çuar gruan të marrë këtë hap tragjik por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet Policia ka nisur hetimet nëse nëna është hedhurvetë apo ka rënë aksidentalisht.