Vizita e Clinton, Haxhinasto: Mesazhe të forta, politika duhet të reflektojë
Ende nën emocionet e vizitës së sekretares amerikane të shtetit Hilari Clinton, ajo cfarë ka mbetur në mëndjen e klases politike shqiptare është domosdoshëmria e një reflektimi me objektiv kryesor shrëbimin ndaj vendit. Zëvendës.kryeministri, njëherësh edhe ministër i METE-s, Edmond Haxhinasto në intervistën e orës 20:00 RTV Ora News me gazetaren Jonida Shehu vlerësoi se thirrja e zonjës. Clinton ishte një lloj këmbane pozitive për të vepruar sa jemi në kohë, në të mirë të interesave dhe aspiratave integruese të Shqipërisë.“ Vizita e Clinton në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë konsolidoi më tepër miqësinë mes dy vendeve, ishte një fjalim emocionues i saj në Kuvendin e Shqipërisë. SHBA janë mbështetësit tanë shumë të fuqishëm në integrimin tone ne BE. Kjo tematikë nga sekretarja Clinton u ngrit se politika në Shqipëri ka nevojë të reflektojë. Ata që kanë kuptuar, është e qartë se pavarësisht diferencave ideologjike dhe politike,ka një motivim që është interesi kombëtar, në mënyrë që të plotësojmë misionin pse jemi në politikë, për tu shërbyer qytetarëve që përfaqësojmë. Një thirrje e tillë kaq thjesht, qartë, pasionante dhe me dashuri nuk i ishte bërë ndonjëherë klasës politike, uroj të reflektohet pozitivisht dhe të aplikohet kjo thirrje, në mënyrë që të kuptohet se dashuria për atdheun është motivimi suprem i cdo politikani” u shpreh zëvendës.kryeministri Haxhinasto.Lidhur me debatin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket festimeve për 100 vjetorin dhe thirrjes së LSI për të qenë të bashkuar në një përvjetor jubile për vendin tonë, Haxhinasto thekson se në respekt të kësaj date duhet të tregojmë nivelin më të lartë të qytetarisë. Nisur nga kjo, ai shton, se për kremtimet ka një program të larmishëm dhe dinjitoz, që do të kulmojë me datat 27-28 edhe me një program zyrtar, pjesë e të cilit do të bëhen autoritetet më të larta të shtetit dhe miqtë ndërkombëtarë të shtetit tonë.“Festimet për 100 vjetorin do të klaojnë jo vetëm me një klimë të qetë por edhe shumë entuzuiaste, ky vit jubilee e kërkon një respekt të tillë,një histori me shumë vështirësi por dhe shumë shpresa si një obligim i cdo politikani për ti shërbyer të tashmes, por më shumë të ardhmes së saj. Në respekt të kësaj duhet të tregojmë nivelin më të lartë të qytetarisë. Programi është mjaft i larmishëm dhe dinjitoz, në datat 27-28 ka një program zyrtar që përshin autoritet më të larta të shteti dhe miqtë tanë” tha Ministri i METE-s.Në pozicionin e Ministrit të METE, Haxhinasto ka komentuar edhe alarmin e lëshuar sot nga drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage, lidhur me kompaninë CEZ, e cila e vlerësoi privatizimin e saj si një lidhje martesore që nuk ka kthim prej divorcit. Lidhur me këtë Haxhinasto ndërsa vlerësoi se jemi përballë kësaj situate përshkak të moszbatimit të rregullave nga kjo kompani, shtoi se METE ka marrë të gjitha masat edhe në rast të një vendimi të CEZ për tu tërhequr. Nëse do të ketë një riprivatizim, apo transferim të administrimit brenda organeve shtetërore , ai la të hapura të gjitha opsionet në varësi të rrjedhjes që do të marrë kjo cështje.“CEZ është operator i sistemit të shpërndarjes. Nëse do shohim shkaqet pse është arritur në një situatë të tillë, mund të them se është e rëndësishme për cdo operator të respektojë rregullat , CEZ për të pasur eficencë duhet ti përshtatet kontratës, sistemit të tregut të Shqipërisë dhe të reflektojë performansë. Fakt është që rregullat e sistemit rregullator që kemi nuk i ka respektuar aspak. Ne kemi marrë të gjitha masat që të mos kompromentohet aspak sistemi jonë i shpërndarjes me sistemin tonë energjitik, shërbimi do jetë konstant, do të ketë transferim të administrimit. Nesë do ketë vendim që CEZ të tërhiqet absolutisht nuk do kemi vakum. Do të jenë të hapura të gjitha obsionet”shpegoi ai.E nisur nga kjo situatë natyrshëm lind pyetja si po shkojnë privatizimet në vend?“Jemi në një proces për privatizimin e Albetrolit, jemi në statusin e shpalljes së fituesit me ofertën e paraqitur, që të formalizohet duhet nënshkruar kontrata . METE do ketë kërkesa të forta që janë ligjore, që kjo kompani të operojë me rregullat e tregut dhe tu përmbahet të gjitha ligjeve që ka shteti shqiptar”deklaroi Ministri Haxhinasto.Për tu zhvendosur pak në zhvillimet brenda partisë pjesë e të cilës është, Haxhinasto tha se LSI ndodhet në një moment rigjenerimi të energjive. Ndërsa përballë alternativave të PD-PS për politikat fiskale, ai u shpreh se për LSI kjo nuk është një qëllim në vetvete, por një instrument për të ecur përpara. Ajo cfarë shpreh Haxhinasto me bindje, prioritet ekonomik për LSI do të jetë mbrojtja e shtresave në nevojë dhe hapja e fronteve të reja të punës.“Është një moment ku kemi rigjenerim të energjive të LSI, ata që zgjidhen ose rizgjidhen në organet drejtuese marrinpërgjegjësi të freskëta për të realizuar shumë detyra. Kemi detyra të mëdha përpara, është një vit zgjedhor, duhet motivim dhe angazhim i jashtëzakonshëm. Patëm edhe miratim të platformës politike që do jetë dhe baza e programit zgjedhor, ishte inkurajuese se zhvillimet në LSI sollën risi, sa i përket organizimit, propozimeve të drejtëpërdrejta të delegatëve, votimi elektronik, vendosja e barazisë gjinore me 50% të strukturave gra, anëtarësimi i të rinjve nën 18 vjec. Risi pati edhe sa i përket ekonomisë, përmes modelit që miratuam.LSI debatin mbi politikën fiskale nuk e konsideron qëllim në vetvete, por instrument. LSI ka vlerat progresiste, shkon drejt mbrojtjes së shtresave më në nevojë në funksion të zhvillimit dhe në mënyrë të vecantë të rritjes së punësimit. Propozimi jonë fiskal ka të bëjë me përjashtimin nga taksat të shtresave më në nevojë”theksoi ai .Lidhur me pikëpyetjen e madhe për aleancat e ardhshme të LSI në zgjedhjet 2013, Haxhinasto nuk ka dhënë një obsion të qartë lidhur me këtë cështje, megjithatë theksoi se LSI do të jetë e hapur për bashkëpunim me cdo forcë politike që i shërben integrimit të vendit si sfida më e madhe dhe përqasjes së marrëdhënieve të tyre me objektivat madhore të LSI.