Elbasan, përfshihet nga flakët një banesë, në rrezik apartamentet përreth

Një banesë në katin e dytë të një pallati në fshatin Balldre të Elbasanit është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët. Mësohet se zjarri i rënë në banesë ka vënë në rrezik serioz edhe apartamentet e tjera të pallatit.Menjëherë pas sinjalizimit forcat e zjarrëfikësve janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur një përshkallëzim të flakëve drej banesave të tjera.Po kështu edhe forcat e policisë janë drejtuar drejt zonës, ndërsa ende nuk ka një konfirmim lidhur me këtë ngjarje, nëse kemi të bëjmë me një zjarr të rënë në mënyrë aksidentale apo ka qenë i qëllimshëm.Pritet një konfirmim zyrtar nga ana e bluve pas hetime të kryera për të dhënë sqarime lidhur me këtë incident.