Vrau 10-vjeçarin shqiptar me thikë, e moshuara zviceriane para gjykatës: Ajo që bëra nuk ka falje

Ditën e djeshme (10gusht), është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj zvicerianes 76-vjeçare, e cila më21 mars të vitit 2019 vrau me thikë 10 vjeçarin nga Kosova.

Në fillim të procesit,e akuzuara 76-vjeçarja Alice F., nuk i ka kërkuar falje prindërve të Iliasit,pasi ka thënë se për atë që ka bërë nuk ka të falur.

“Unë nuk i kërkojfalje prindërve, pasi nuk ka falje për këtë. Nuk i kërkoj falje këtyrenjerëzve. Por mund të them se më vjen keq”, ka thënë Alice.

Ajo tha gjithashtu se nuk e kishte planifikuar sulmin, shkruan gazeta Blick.

Por, avokati iprindërve të 10 vjeçarit, deklaroi gjatë seancës gjyqësore se e moshuara gjithmonëkishte thikën me vete në mënyrë që të mund të godiste në çdo kohë dhe se egoditi fëmijën me thikë në qafë nga prapa pa hezituar. Sipas tij, ajo nuktregoi keqardhje dhe Kur arritën punonjësit e shpëtimit, 10-vjeçari kishtevdekur.

Prindërit kanë qarë nëfillim të seancës.

Alice F. ka treguar seajo nuk e kishte planifikuar sulmin. Pala mbrojtëse ka dal me argumente se eakuzuar vuan nga probleme psiqike.

Ditën e sotme pritettë jepet vendimi për 76-vjeçaren.