Tatimet: 25 gushti afati i fundit për ankesat e ndihmës financiare të paketave 1 dhe 2
25gushti do të jetë afati i fundit për ata që duan të bëjnë ankesa në lidhje me përfitimine ndihmës financiare sipas 2 paketa të qeverisë.
Një gjëtë tillë e bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila njofton tëgjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afatii fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave1 dhe 2.
AdministrataTatimore bën me dije se do të vijojë me procesin e trajtimit tëankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesëndhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesibrenda afateve tё caktuara.
Tatimetftojnë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling,për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare,të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrëtë pasaktë.