Bulevardi i Elbasanit burim aksidentesh, automjetet dhe këmbësorët lëvizin në të njëjtën kohë
Bulevardi qendror i Elbasanit është shndërruar shpesh herë në një burim aksidenti të cilat ndonjëherë përfundojnë dhe me humbje jete. Sipas qytetarëve në këtë segment ka nevojë për prezencë të shtuar të forcave policore.
Bulevardi qendror iElbasanit është kthyer në një problem serioz përsa i përket sigurisë rrugore.
Qytetarët tëshqetësuar shprehen se në këtë bulevard duhet një prezencë e shtuar e forcavetë rendit.
''Ka qenë pjesërisht, te ky kryqëzimi këtu nuk ka pasur. Si këmbësorët ashtu edhe shoferët duhet të jenë më të kujdesshëm me lëvizjet e tyre. Policia është thuajse zero fare, nuk do t'ia dijë njeri. As njerëzit nuk zbatojnë vijat e bardha, as shoferët.''
Edhe pse nga ora 18:00deri në orën 22:00 qarkullimi ndalohet në sheshin 'Gensher' sërish kjo nukrespektohet nga drejtuesit e motorëve në oraret e caktuara.
Më shqetësues mbetetfakti se disa drejtues automjetesh e perdorin këtë segment edhe për të zhvilluargara me njëri-tjetrin duke rrezikuar veten por edhe të tjerët.
Vetëm pak ditë më parëpër shkak të shpejtësisë një 57 vjeçar humbi jetën pasi u përplas për vdekjenga një makinë.