Budina: Sulmi ndaj RTV Ora politik, po goditet zëri i lirë, me shembjen e Teatrit është vendosur diktatura

Në një intervistë për Ora News, regjizori Edmond Budina u shpreh se është i turpshëm sulmi nga TV Ora.

Për Budinën me shembjen e Teatrit Kombëtar, këtu ështëvendosur diktatura dhe sipas tij, këtë e përforcon edhe fakti i sjelljes sëforcave RENEA në një televizion.

Ai tha se është e turpshme, që një gazetar të shajënjë gazetar tjetër dhe ta nëpërkëmbi në mënyrën më keqe të mundshme.

Budina: Në momentin që këta sjellin Forcat RENEA në institucionet artistike osenë media, kjo tregon që ata duan të tregojnë forcën e tyre, dhunën e tyre, duant'i intimidojnë zërat që janë të lirë në këtë vend. Unë e kam thënë edhe ethem, me shembjen e Teatrit Kombëtar, këtu është vendosur diktatura, dhe këtë epërforcon edhe fakti i sjelljes së forcave RENEA në një televizion. Dhe në njëvend ku të gjitha mediat, e shikon është një gjë e turpshme, që mua më vjentrup, shumë prej këtyre njerëzve që unë i njoh që iu sulen personaliteteve tëkëtij televizioni dhe i marrin nëpër gojë. Është e turpshme, që një gazetar tëshajë një gazetar tjetër dhe ta nëpërkëmbi në mënyrën më keqe të mundshme.

Ne kemipsikologjinë e skllavit, më vjen keq ta them. Në momentin që dikush të jep njëkrodhe bukë, kushdo që është në pushtet, ti mësohesh si ai qeni qe e merr atë krodhene bukës dhe i je besnik atij që të jep atë krodhen e bukës . Nuk duhet tëndodhë kështu, ti atë bukë e meriton, atë rrogë e meriton , nuk ke pse t'ibëhesh servil pushtetarit të radhës për të pasur një rrogë më të lartë, njëprojekt apo ca para më shumë. Në fund  tëfundit dinjiteti nuk ka para që e blen. Nesër, pasnesër do të kujtohesh si njëburrë i mirë apo si një burrë i lig; nuk do të kujtohesh se sa para ke marrë,se sa vila ke lënë pas vetes.

Budina theksoi se zërat e lirë të Ora News dhe RTV Orakanë denoncuar pa fund akte korrupsioni në këtë qeveri dhe ata duan të mbysinpikërisht këto zëra të lirë.

Budina: Në institucione do të shkojnë ato që janë të aftë. Në qoftë se ne duamtë ndryshojmë këtë vend, ky vend do të ndryshohet vetëm nëse ne do tëndryshojmë mentalitetin. Nuk mundet një parti që vjen në  pushtet të heqë njerëzit që janë nëinstitucione shtetërore dhe fut ca nëpunës të tjerë; të aftë, të paaftë i futata vetëm sepse ata janë militantë, nuk shkohet përpara kështu. Shkohet përparaduke i dhënë vendin që meriton gjithsecilit prej njerëzve. Në të kundërt ne dotë shkojmë përherë e më keq. Zërat e lirë të Ora News dhe RTV Ora kanëdenoncuar pa fund akte korrupsioni në këtë qeveri dhe ata duan të mbysinpikërisht këto zëra të lirë që iu ngrihen kundër dhe këtë ne e kemi parëgjithandej, dhe në rrjete sociale ata kanë një sulm të jashtëzakonshëm. Atakanë një propagandë ashtu siç e kishte Gëbelsi, biles edhe më të fortë se propagandëne sistemit që kaloi në Shqipëri dhe përpiqeshin me çdo mënyrë të imponojnë.Është e paperceptueshme për mua që një kryeministër të ketë një televizion tëvetin ERTV. Këtu jemi jashtë çdo norme të demokracisë"

Ne duhet tëngrihemi të gjithë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë,lirinë tonë të fjalës.Të dhunosh një televizion, dhe ta rrethosh atë me forca policie, është njëdhunë e paprecedentë. Nga pikëpamja logjike, unë them se shteti pa e nxjerrë nëgjyq, nuk ka të drejtë të vërë sekuestro. Ky fakt që vjen dhe bën sekuestro, paasnjë gjyq, pa asnjë fakt, pa asnjë gjë mua më duket jashtë mendjes. Pse kySPAK dhe ky shteti nuk bën sekuestro në teatrin Kombëtar, ku janë evidente tëgjitha shkeljet ligjore që janë bërë, dhe është e dukshme vjedhja e truallit qëpo ndodh në teatrin Kombëtar, por vijnë në një media?! Vijnë në një media sepsekëtu është fjala e lirë, ku edhe ne kemi ardhur dhe e kemi thënë fjalën tonë tëlirë, ashtu siç e kemi menduar. Këta duan ta mbysin fjalën e lirë dhe ky ështënjë precedent jashtë mendjes, nuk arrij ta perceptoj dot se si mund të ndodhinë një vend të ashtu quajtur demokratik që të dhunosh median dhe të vëshsekuestro.

Për Budinën ky është një sulm politik dhe nëse vazhdojmëkështu do të paguajmë ngjashëm me Agon Channel.

Budina: Reagimi qytetar pas asaj që ka ndodhur me Teatrin Kombëtar dhe kësaj qëpo ndodh, unë mendoj se reagimi qytetar duhet të jetë shumë më i fortë seç kaqenë më përpara, duhet të solidarizohet me gazetarët dhe me këtë televizion.Unë vetë, jo vetëm që solidarizohem, por do të jem pjesëmarrës në këto reagime.Është e padiskutueshme që pas kësaj ngjarjeje ka prapavijë politike. Nëmomentin që ju filluat të godisnit "peshqit e mëdhenj”, sepse këta janë"peshqit e mëdhenj", biles unë do t'i quaja peshkaqenë. Këta peshkaqenëqë juve filluat t'i godisni, atëherë këta filluan sulmin e hapur nëpërmjetSPAK-ut, Policisë e Ministrisë së Brendshme dhe ky është evident që është njësulm politik i hapur. Unë nuk kam pikën e dyshimit. Në qoftë se do  të vazhdojnë kështu, ato do të paguajnënjësoj siç po paguajnë edhe me televizionin Agon Channel dhe ç'kusur kemi neqytetarët e Shqipërisë?!

Shkaku ështëshumë më i thellë. Ato duan të fshehin korrupsionin. Unë e kam thënë dhe nukkam frikë ta them që kemi një ndërthurje të mafias me pushtetin politik. Tëgjitha këta kulla që po ndërtohen në Tiranë duke e zhveshur Tiranën nga ajo qëka qenë dhe fakti që po ndërtohen kullat është vetëm një luftë e mafias për tëpastruar paratë e pista që ka grumbulluar. Këtu paratë e drogës janë mal, dheata duan t'i pastrojnë nëpërmjet kullave dhe këtë ju e keni denoncuar. Afera eTeatrit Kombëtar është vetëm një aferë korruptive e pastrimit të parave dhe përkëtë ata ju sulmojnë. Ata ju sulmojnë sepse ju keni ngritur zërin. Unë për këtëju heq kapelën për këtë që ju keni bërë, që keni ngritur zërin dhe këtë duhettë bëjnë të gjitha televizionet, të gjitha mediat në vendin tonë. Në momentinqë mediat heshtin, do të thotë se kanë diçka për të fshehur. Pse nuk sulmojnëedhe mediat tjera, për të parë nëse ka afera korruptive?!  Në 2003 luaja në një telenovelë italiane dhemë thonë dy napoletanë që në Shqipëri po hapet një televizion, dhe janë paratëtona, dhe më lanë të kuptoja se janë paratë e 'Gamorrës' dhe asnjë njeri nukheton për të zbuluar këto gjëra dhe vazhdon me të njëjtën rutinë. Vijnë tëhetojnë dhe të ndalojnë një media që ngrenë zërin, kundër sistemit të tyre,kundër pushtetit të tyre dhe e njëjta ndodhi edhe me Agon Channel.