'Misto Mame' pa kopshte e shkolla, Veliaj nuk realizoi premtimet

Teksa kërkonte njëmandat tjetër, ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj që u ka premtuar qytetarëve qënë mandatin e tij të dytë do t'i kushtojë një rëndësi të vecantë fëmijëve ekonkretisht arsimimit duke u shprehur se në 4 vitet e ardhsme do të ndërtojëshkolla të reja.

Por dhe pse po bëhënmë shumë se 5 vitë që kryebashkiaku Veliaj është nën drejtimin e bashkisëTiranë, fëmijët duket se nuk u është kushtuar rëndësia e duhur.

Edhe pse një lagje embipopulluar banorët e 'Misto Mames' ankohen per mungesen e shkollave,kopshteve dhe çerdheve.

Banorët  thonë se shkollat janë shumë larg lagjes dhejanë të detyruar ti cojnë fëmijët në shkolla larg zonës.

''Shkolla larg është. Ka në Yzberisht, por në Misto Mame nuk ka fare.''

Problem për prinderitjanë dhe kopshtet e cerdhet pasi në zonë ka vetëm private dhe jot ë gjithë ikanë mundësitë ekonomike.

''Këtu asnjë, vetëm në Kombinat. Është pak e vështirë kjo zona këtu.  Zgjidhja është ose privati ose do ta çosh më sipër në shtet. Privati do lek. Private e di unë, publiket janë në Kombinat. Për të shkuar në Kombinat duhet të marrësh taksi për ta çuar në kopështin në shtet.''

Thirrja e tyre shkonpër shkolla dhe cerdhe, dhe jo për ndërtime pallatesh.

''Janë bllokuar të gjitha vendet, janë bërë pallate. E gjithë kjo zonë këtu dhe të mos ketë kopësht ose shkollë, për ne është shumë e vështirë.''

Një tjetër lagje eTiranës siç është zona e Astirit prej vitesh ka një problem të tillë që dhe psee kanë ngritur si shqetësim nuk është marrë asnjë masë.