Ankimohet vendimi i KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Valdete Hoxha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2020, 14:33
Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komionit të Pavarur të Kualifikimit, institucion i cili konfirmoi në detyrë gjyqtaren Valdete Hoxha.
Sipas Komisionerit Publik, përfundimet e arritura ngaKPK, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimijo të plotë dhe shterues administrativ.
Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm iApelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit,pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimitnuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha, më 1 korrik.
Lexo edhe: Kalon me sukses vettingun, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet të detyrë