Pandemia shton ankthin, rrezik për sëmundjet kardiovaskulare

Pandemia e koronavirusitka ndikuar në shtimin e ankthit, që është një shkaktarët e sëmundjeve tëzemrës. Mjeku kardiolog Taulant Gishto thekson se frika nga pandemia shtonankthin dhe kjo rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

''Të gjitha sëmundjet e zemrës kanë qenë njësoj dhe numri i rasteve që kemi patur të këtij viti, ka qenë i njëjti me atë të një viti më parë. Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë të ndikuara nga Covid-19. Edhe moshat e reja kanë filluar të kenë nevojë sidomos si pasojë e dnikimit të gjendjes psiko-emocionale që shpesh herë ngatërrohen me sëmundjet kardiovaskulare.''

Nga të dhënat e vitit2019, 53.4 për qind e vdekjeve kanë qenë të shkaktuara nga sëmundjet eqarkullimit të gjakut dhe të zemrës, duke e renditur Shqipërinë të pestën nëEvropë.

Për mjekun kardiologshifrat e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare janë thujse tënjejta me vitet e mëparshme. Por ai vë në dukje faktin se vihet re ulja emoshës së të prekurve nga këto sëmundje, të cilët nuk kursejnë as të rinjtë.

''Shumica e njerëzve bënin një jetë sidentare, pra një jetë që ishte e kufizuar në shtëpi, pa aktivitet fizik. Kjo është një nga faktorët e riskut për precipitimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Pra, mungesa e aktivitet fizik është e dëmshme për pjesën e sëmundjeve kardiovaskulare.''

Sa i përket situatës në Evropë, në bullgari 66% e vdekjeve shkaktohen nga problemet kardio vaskulare, dukë mbajtuur kështu vendin e parë në europë,e ndjekur nga Rumania (58%), Lituania (57%), Letonia (55%) dhe Shqipëria (53.7%). Pas Shqipërisë renditet Serbia me 51.9%.