Durrës: Të pakënaqur me grantet e rindërtimit, emigrantët peticion për riaplikim

Këshilli Bashkiak iDurrësit miratoi listën e katërt me përfituesit e grantit për rikonstruksion ebanesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por jo të gjithë kanëmbetur të kënaqur. Një banor i pallatit 1446 ka shprehur ankesa sa i përketlistave të përfituese.

''Ne kërkojmë rihapjen e aplikimeve, sepse ne jemi banorë që jemi prekur jo vetëm nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe nga një shpërthim që ndodhi te pallati jonë. Na ka shkaktuar shumë dëme materiale. Nuk kemi patur informacionin e duhur, edhe për shkak të emigrantëve, të cilët nuk kanë patur ndonjë informacion.''

Banorët janë dukenënshkruar një peticion, pasi të gjendur jashtë Shqipërisë e kanë pasur tëpamundur të aplikojnë.

''Jemi familje me 4 veta, kam paur 4 shtëpia dhe kanë përfituar 4 persona. Kjo nuk është e drejtë. Pse ne që jemi DS3, pse të mos përfitojmë? Plani ynë të bëjmë një peticion të madh, ku të përfitojnë edhe emigrantët që nuk kanë përfituar.''

Në mbledhjen e ditëssë hënë të këshilit bashkiak të Durrësit është miratuar gjithashtu vijimi iprocedurave për prishjen e detyruar të 11 pallateve.