Ksamil, 69-vjeçarja bie nga lartësia dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (11gusht), në plazhin e Ksamilit.

Një 69-vjeçare është rrëzuar akidentalisht nga një mur,duke marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin eSarandës ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është Kristina Cauli, nga qyteti iBeratit, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhjeme ngjarjen.