Kërkohej për vrasjen me makinë të një femre, ekstradohet drejt Kanadasë 39-vjeçari shqiptar

Interpol Tirana ka bërë ekstradimi nga Shqipëria drejt Kanadasë, të shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkimndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestine datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim përveprën penale "Neglizhencë me pasojë vdekjen", parashikuar nga KodiPenal kanadez.

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, kyshtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., ecila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasinshqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë mëdatë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënëmiratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë tështetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin“Nënë Tereza” Rinas.