Sekuestroi RTV Ora, Komisioneri: Gjyqtarja Etleva Deda e pabesueshme, të shkarkohet
Komisioneri Publik ka ankimuar konfirmimin në detyrë të gjyqtares Etleva Deda, e cila firmosi vendimin për sekuestrimin e RTV Ora dhe pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Komisioneri në argumentimin e tij vlerëson se gjyqtarja nuk ka nivel besueshmërie dhe Kolegji i Posaçem i Apelimit duhet ta shkarkojë nga detyra.
Komisioneri publik kaankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit konfirmimin në detyrë të gjyqtaressë GJKKO-së Etleva Deda, e cila firmosi vendimin për sekuestrimin e dytelevizioneve Ora dhe Ora News dhe të pasurive të tjera të presidentit YldonMedia Group Ylli Ndroqi.
Komisioneri publikvlerëson se referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara ngaKomisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tijdhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm përkonfirmimin në detyrë.
Për këtë arsyekomisioneri kërkon që të shqyrtohen nga ana e KPA-së dhe në përfundim tëshkarkojë nga detyra subjektin Etleva Deda. Gjatë procesit të hetimit dhe tëgjykimit në KPK, u evidentuan problematika në lidhje me disa shuma monetare tëmbajtura nga gjyqtarja në gjendje kesh në banesë, të cilat nuk ishin deklaruar.
Një tjetër element qëbie në sy në vendimin e KPK ndaj gjyqtares Etleva Deda është se nuk ështëanalizuar dhe nuk është përmendur episodi i vitit 2011 kur KLD e shkarkoiEtleva Dedën nga drejtuese të Gjykatës së Krimeve të Rënda pas vjedhjes së njësasie parash të sekuestruara që mbaheshin në dhomën e provave të institucionit.
Vendimi ndaj gjyqtaresEtleva Deda u shpall nga KPK më 16 qershor 2020, ndërsa sipas ecurisë sëderitanishme të proceseve KPA ka shkarkuar më shumë se 90 për qind e gjyqtarëvepër të cilët komisioneri ka bërë ankim.
Krahas gjyqtares Deda, komisioneri ka ankimuar dhe vendimin për konfirmimin në detyre të gjyqtares së apelit tiranë, Valdete Hoxha. Sipas komisionerit, komisioni i pavarur i kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren hoxha në një vendim jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.
Prandaj kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News