Meta pret mjekët italianë: Shkëmbimi i eksperiancave i domosdoshëm në luftën ndaj Covid-19
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti ditën e sotme(11 gusht), ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia, për tëtrajnuar strukturat shëndetësore në vend, në luftën ndaj Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan seshkëmbimi i eksperiancave dhe thëllimi i i bashkëpunimit kundër kësaj sfide,është i domosdoshëm.
Meta u shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij, dhetheksoi faktin se populli shqiptar nuk do t’i harrojë sakrificat dhesolidaritetin vëllazëror të Italisë.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook
Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19.
Theksova se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.
Falenderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira.
Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror të Italisë, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
Grazie di Cuore!