Tiranë: Gropat me flamurin e bashkisë, rrugët e pashtruara dhe pa sinjalistikë

Nuk ka të dhëna se cili e ka vendosur këtë flamursinjalizues me uniformën e bashkisë në rrugën ‘Leandro Zoto’. Për vetëdrejtuesit, kjo është sa ironike aq edhe për të qeshur.

‘’Shyqyr që kanë vënë shenjë, mos të kishte do ishte më ndryshe, do binim në gropë. E ka vënë aty që të kesh kujdes.’’

Banorët e zonës bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, për të shmangur ngjarje të rënda.

‘’Ata që kanë për detyrë, sa më shpejt të vijnë ta bëjnë. Makinat mund të përplasen, mund të bjerë një fëmijë, mund të ndodhë gjithçka. Ta rregullojnë se na bie fëmija.’’

Prej bashkisë së Tiranës kërkojnë shtrimin e rrugëspasi kalimin ne kete segmet e shohin me rrezik.

‘’Është shumë e rrezikshme për të gjithë qytetarët. Nuk e di ca të them, në atë gjndje nuk lihen rrugët. Nuk ka as tabelë, asgjë, aty bie brenda. Se kuptoj këtë gjë. Ta bëjnë të bashkisë, ata të ujësjellësit.’’

Mungesa e investimeve është shqetësues dhe për këtë segment ne rrugen ‘’Sadik Petrela’’.