'Lumi i vdekur': Kanali i fshatit Shën Pjetër në Fier ku derdhen ujërat e bardha dhe të zeza
Kanali të cilinbanorët e fshatit Shën Pjetër në Fier, i kanë dhënë emrin ‘Lumi i vdekur’ prejvitesh nuk ka parë asnjë investim nga autoritetet lokale.
Në këtë lumë derdhentë gjitha ujërat e bardha dhe të zeza të zonës duke e kthyer në një rrezikinfeksioni për shëndetin e banorëve.
''Ne kemi ujërat e bardha që bien në kanal pa blloqe, edhe era e mbeturinave të bllokon frymëmarrjen. Grumbullon të gjitha ujërat e fshatit, rri gjithë ditën mbushur me pisllëqe.''
Problematika për gati200 familje të këtij fshati qëndron në mungesën e kanalizimeve duke e kthyer nënjë vend grumbullim mbeturinash.
Për shkak tëpapastërtisë banorët janë detyruar shpesh të marrin edhe ndihmë mjekësore pormë shqetësuese për ta paraqitet situata për të vegjëlit.
''Vjen uji që andej këtu dhe bllokohet. Janë fëmijët e vegjë, e durojnë sot erën ata? Bëhen me asëm.''
Pavarësisht kërkesavapër vendosjen e tubacioneve dhe pastrimin e këtij kanali, ende nuk është marrëasnjë masë dhe prej vitesh banorët jetojnë me të njëjtën situatë që rrezikonshëndetin e tyre.