Boçi: Sekuestro ndaj TV Ora akt me ngjyrim politik, Rama ka trafikuar ikona, pse nuk hapet hetimi për të
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti iPD-së, Luçiano Boçi u shpreh se masa administrative ndaj TV Ora nuk kishtenevojë për RENEA-n.
Ai tha se një akt i tillë ka ngjyrimin e një goditjepolitikë në mënyrë se si u trajtuan nga qeveria Rama.
LuçianoBoçi: Njësekuestro është një masë administrative dhe nuk ka nevojë që të vijë RENEA nënjë TV, por duket që ka një lidhje politike që të çon në kryeministri. Kështu usekuestrua edhe Agon Channel dhe tani duhet të paguajmë pronarit 110 milionëeuro. Qeveria Rama në prag të largimit, duke i hequr pjesën e dyshimit, ky aktkanë një ngjyrim e goditjes së media për mënyrë se si u trajtua. Në rastin e parëishte paralajmërim që media e tjera të viheshin nën shërbim të qeverisë dhegoditja e tanishme ka të bëjë me momentin e rënies, pasi do që të ketë aleatmedian, duke gjetur një moment delikat parazgjedhjeve.
Për Boçin ka akuza konkrete për vetë kryeministrini cili është akuzuar si trafikant ikonash dhe për këtë çështje duhet të hapenhetimet.
Luçiano Boçi: Një veprim i tillë është për të ardhur keq që vjen nga një institucion që duhet të ketë një gradë shumë të lartë serioziteti. Në vendin tonë ka shumë çështje të nxehta, për të cilat nuk po veprohet, si në rastin e koncesioneve, spitalet, apo çështje të tjera të rrugëve të florinjta. Sot kemi akuza konkrete për vetë kryeministrin i cili është akuzuar si trafikant ikonash. Lapsuset e kryeministrit e kanë bërë që të pranojë se ka pasur një arrestim në Itali dhe Gjermani. Nëse kupola e qeverisë ka dënime të tilla, pse nuk hapet një hetim, në mënyrë që të rritet besimi në publik. Këto diferenca tregojnë se ka selektivitet.
Boçi tha se domosdoshmëria për ta larguar këtëqeveri, është jetike për të jetuar në një të ardhme me parametra normale.
LuçianoBoçi: Sa herëqeveria gjendet në vështirësi vendos në lëvizje shumë mekanizma. Kjo është njëngjarje e përfolur edhe më parë në mediet qeveritare, por nuk ka pasur veprim tëinstitucioneve përkatëse. U gjet ky moment, kur goditet televizioni kur bënpublike skandale të pushtetit qëndron dhe vendor. Këto janë veprime arbitrare tënjë qeveria që po humb toruan nga ikja nga pushteti. Domosdoshmëria për talarguar këtë qeveri, është jetike për të jetuar në një të ardhme me parametranormale. Liria e medias qysh nga 2013-ta ka shënuar rënia, pasi autoritetet ndërkombëtarekanë parë një ndërhyrje të qeverisë në media. Një numër gazetarët kanë qenë tëdetyruar të largohen me azil pasi kanë pasur presion.