Vlorë, prangoset 19-vjeçari, qëlloi me armë drejt hotelit

Të shtëna me armë në mes të Lungomares. Vihet nëpranga nga policia 19-vjeçari.

Një i ri nga Vlora, i dyshuar si autor, ështëkonfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri (një herë) mbrëmjen e kësaj të hënepranë parkimit të një Hoteli të vendosur në shëtitoren Lungomare. 

Dyshohet se konflikti ka qenë me administratorine hotelit në fjalë.

I riu Daniel Zotaj, 19 vjeç, banues në Vlorë ka shkrepur armën tip pistoletë, fatmirësisht pa dëmtuar njeri.

“Kapjadhe arrestimi i D. Z. 19 vjeç u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet ejashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, dyshohet se kaqëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D,për motive të dobëta.” – njofton policia.

I riu i identifikuar njihet si person ipërshirë edhe herë të tjera në konflikte dhe ka prcedentw penalw, ku wshtwdwnuar më parë për vjedhje me dhunë, për inskenim të një rrëmbimi dhe përdhunimin e dy shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprimetë mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Armëmbajtjapa leje" dhe "Kanosja".