Shifra rekord nga Covid: 5 viktima dhe 140 raste të reja, 18 pacientë në terapi intensive

Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të rasteve pozitive, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 të infektuar. Ndërkohë, kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë.

Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalin infektiv dhe te Shefqet Ndroqi, aktualisht po trajtohen 124 pacientë, dhe 18 prej tyre ndodhen në terapi instensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

5 viktima - Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

140 raste të reja - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

101 të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë.

124 të shtruar, 18 në terapi instensive - Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Mjekët e familjes nëtë gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë tëizoluar në banesë. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun efamiljes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Ministria eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe tëafërmve.

Ministria eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që tëmos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre nëkëtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura.

Të ruajnë distanciminfizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nukruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset duhet tëzbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin eqytetarëve.

Nëse dyshoni se jeni iprekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononinë numrin e Urgjencës Kombëtare 127

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale            47051

Raste pozitive              6676

Raste të shëruara         3480

Raste Aktive                2991

Humbje jete             205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1657

Durrës                  360

Shkodër       253

Fier                         129

Vlorë                     107

Lezhë                    104

Korçë                    99

Kukës                    96

Elbasan                 69

Berat                     49

Dibër                     35

Gjirokastër         33