Tabaku: Shtohen 230 000 të varfër më shumë prej keqqeverisjes dhe korrupsionit

Për ish-deputetene PD-së, Jorida Tabaku vendi ynë po përjeton një krizë të thellë sociale dhe shëndetësore.

Tabakushprehet se nëse taksat e rritura të shqiptarëve nuk do shpërdoroheshin dhevidheshin, atëherë shpenzimet për shëndetësinë nuk do të ishin më të ulëtat nërajon.

Tabaku: Shqipëriapo përjeton një krizë të thellë sociale dhe shëndetësore. Kriza e thellëekonomike përditë përjetohet nga të gjithë shqiptarët dhe raportohet ngapartnerët. UNDP është një tjetër institucion ndërkombëtar që konfirmon mjeriminku qeveria i la shqiptarët. Nëse qeveria s'do kish harxhuar paratë e marraborxh, taksat e çdo burim tjetër të ardhurash për tendera e koncesionekorruptive e për bojatisje qytetesh qe sot janë zbrazur, nëse taksat e rrituratë shqiptarëve nuk do shpërdoroheshin dhe vidheshin, atëherë shpenzimet përshëndetësinë nuk do të ishin më të ulëtat në rajon, paketat e ndihmës ekonomikenuk do të ishin më të ulëtat në Ballkan sa 0.86% e PBB-së.

Tabakuthekson se zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën e shqiptarëve është programiekonomik i PD që ofron mundësi për ata që punojnë e jo ato që vjedhin.

Tabaku: Shqipëriapo shkon drejt dyfishomit të ushtrisë së të varfërve. UNDP parashikon që kjoshifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend. Të njëjtin lajm të keqparalajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasëmë rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rrituranga Rama këto 7 vite. Qeveria është shumë larg nevojave dhe kërkesave tëmomentit. Sot ekonomia duhej te ishte ne shërbim të shtresave në nevojë, tebizneseve të vogla, të familjeve shqiptare, të fermerëve, studentëve e terinjve, ndërkohë që ndodh e kundërta: Bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnëkonsumin e ulët, familjet po harxhojnë çdo kursim e po marrin borxhe për tëmbijetuar e shlyer borxhet ndërsa vendi rrezikon papunësinë e 100 mijëshqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%. Zgjidhja e vetme eshqiptarëve është beteja për të ndryshuar kursin fundosës ku e ka futurShqipërinë qeveria Rama. Është nevoja që ekonomia të vihet në shërbim të gjithëqytetarëve e të mos punojë për një pakicë klientësh të qeverisë.  Zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën eshqiptarëve është programi ekonomik i PD që ofron mundësi për ata që punojnë ejo ato që vjedhin, që vlerëson punën dhe jo korrupsionin, që i ofron mundësi tërinjve e jo kriminelëve.